Futbollistët brazilianë, përveç talentit, kujdesen shumë edhe për pamjen e tyre dhe Neymar është një nga shembujt më të mirë, por Ronaldo Fenomeni është një nga më të shëmtuarit ndonjëherë.
Në Botërorin e fituar në vitin 2022 braziliani bëri qethjen e famshme të flokëve, që u komentua aq shumë në atë kohë dhe diskutohet edhe sot. Në një intervistë për mediet presidenti i Real Valladolid kujton momentet e dikurshme.
“Ishte model i tmerrshëm flokësh. U kërkoj falje të gjitha nënave, që panë fëmijët e tyre të bënin të njëjtin model flokësh. Para gjysmëfinales me Turqinë unë pësova një dëmtim muskulor dhe nuk desha të bëhej publike për mes medias.
Kështu që vendosa të pres flokët në atë mënyrë. I qetha dhe u shkova shokëve të skuadrës për t’i pyetur si dukem. Më thanë dukem i tmerrshëm, duhet t’i pres. Por nuk e bëra dhe gazetarët e harruan dëmtimin tim”, u shpreh Ronaldo.
Ronaldo hyri në fushë ndaj Turqisë dhe shënoi golin e fitores. Gjithashtu në finalen ndaj Gjermanisë ai ishte vendimtar, duke shënuar dy golat e Brazilit në triumfi 2-0 ndaj “Panzerave”. /abcnews.al