U kërkoi të paguanin faturën, klientët e pakënaqur me shërbimin hedhin në liqen kamerieren

schedule09:59 - 3 Korrik, 2024

schedule 09:59 - 3 Korrik, 2024

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Misuri, SHBA. Kamerierja përfundoi në një liqen pasi u kërkoi klientëve të paguanin faturën.

Incidenti ndodhi pasditen e së premtes së kaluar kur Liahna Bertels ishte me turn në restorantin Fish and Company në Liqenin e Ozarks në Camdenton kur u përball me një grup prej shtatë personash, të cilët u larguan të pakënaqur dhe donin të largoheshin pa paguar.

Sipas New York Post, vajza fatkeqe deklaroi se ngjarja nisi kur ajo refuzoi t’i servirte alkool një vajze, që nuk i dinte moshën. Situata u tensionua më shumë kur ajo porositi për të ngrënë por porosia u vonua për shkak të fluksit.

Klientët e zemëruar thanë se donin të largoheshin për shkak të pritjes, kështu që vajza u ofroi të paketonte ushqimet e tyre përpara se të largoheshin për t’i marrë me vete.

Ata largohen pa paguar faturën 150 dollarë, ndërkohë në video shihet kamerierja e cila u kërkon të mos largohen pa paguar. Më pas njëri prej tyre e hodhi në liqen kur ajo u përpoq t’u tregonte për faturën.

“Kur rashë në ujë, ata filluan të qeshin dhe brohorasin, gjë që më lëndoi vërtet”, tha Bertels. “Po qaja dhe bërtisja në ujë dhe nuk dija çfarë të bëja”.

Më në fund, 10 minuta më vonë, kamerierja arriti të dilte nga uji dhe të kthehej në restorant, natyrisht pa marrë paratë nga klientët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!