U kërcënua, merret në mbrojtje gjyqtarja Arnisa Këlliçi

schedule14:56 - 22 Janar, 2024

schedule 14:56 - 22 Janar, 2024

Komisioni për mbrojtjen e magjistratëve miraton kërkesën e gjyqtares Arnisa Këlliçi për mbrojtje të posaçme. Mbrojtja e Posaçme nga Garda e Republikës është miratuar për një afat kohor 3 mujor me të drejtë rishikimi në fund të këtij afati kohor.

Kujtojmë se kallëzimi dhe kërkesa erdhi nga gjyqtarja Arnisa Këlliçi e cila deklaroi se ishte kërcënuar përmes një letre.

Letra sipas saj përmbante të dhëna kërcënuese për magjistraten dhe familjen, ku përmendeshin edhe fëmijët e saj.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!