“U keqpërdor si vegël në foltore”, sherri me Alibeajn, Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Ta harrojë guvernatorja

schedule12:45 - 22 Prill, 2022

schedule 12:45 - 22 Prill, 2022

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha u ndal sot tek incidenti me Enkelejd Alibeajn në Kuvend.  Sipas Berishës, kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj u keqpërdor nga socialistët dhe u përdor si vegël për të bllokuar foltoren në Kuvend. Ish-kryeministri theksoi se Alibeaj u mbrojt nga Taulant Balla dhe kjo shpjegon lidhjen mes tyre.

“Së pari dua të sqaroj se çfarë ndodhi dje. Në një kurth banal të ulët. Edi Rama për të më privuar nga e drejta e replikës. Keqpërdori Alibeajn për të dytën herë. Në mënyrën më të pamëshirë. Rama foli dhe përmendi mua. Dhe rregullorja përcakton replikën. Fjala më takonte mua. Unë u nisa dhe nxorën me vrap Alibeajn, veglën e tyre të bllokojë platformën. Kush ndërhyri. Ndërhyri Taulant Balla.” tha Berisha.

“Edhe ajo do marrë përgjigjen që meriton. Ajo e di. Pas folësit që ka përmend cituar ka radhën ai tjetri. Parlamenti duhet të zbatojë rregulloren. Por nuk më pengon asgjë për t’ju përgjigjur Edi Ramës.”

“Jo për së gjalli por edhe për së vdekuri e mund Edi Ramën”

Sali Berisha i është përgjigjur sërish edhe ambasadores Yuri Kim, e cila reagoi për incidentin e ndodhur mes ish-kryeministrit dhe Enkelejd Alibeaj në Kuvend.

“Lidhur me deklaratën them se është një ndërhyrje qesharake e Guvernatores. Ka marrë fund koha e lojës me kukulla. Sot ka opozitë të vërtetë. Askush nuk i dikton opozitë akuzat që duhet të bëjë dhe që nuk duhet të bëjë. Të harrojë ajo përpjekjet se mund të diktojë. Sot para mediat shpreh keqardhje por edhe denoncimin tim për ndërhyrjet e saj direke në procesin gjyqësor. Kam informacion për dy burime. Së fundmi guvernatorja bën takime për procesin gjyqësor, që nuk ka asnjë bazë ligjore. Se kurrë sipas përcaktimit të kodit civil nuk konsiderohet palë ajo që nuk është palë. Unë këtu i bëjë thirrje të ndalojë hyrjet direkte në proceset gjyqësore.” tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!