U katandis në 60 kg, çfarë i beri Covid-19 kampionit grek të Bodybuilding-ut

schedule10:07 - 8 Nëntor, 2021

schedule 10:07 - 8 Nëntor, 2021

Kampioni botëror i bodybuilding-ut Vassilis Mointinis ishte një person i shëndetshëm dhe peshonte 102 kilogramë po pas infektimit me Covid gjendja e tij ndryshoi shumë. Ai ka qëndruar për një kohë të gjatë në spital- rreth dy muaj i intubuar.

“Pas 3 ditësh mjekim në shtëpi, oksigjeni më shkoi në 70. Shkova në spitalin Sotiria dhe më shtruan menjëherë në kujdesin intesiv. “Isha i frikësuar”, tha ai për ANT1.

Por pavarësisht se është rikuperuar, ai ka probleme me frymëmarrjen dhe ndihet i lodhur. Sipas Vassilis Mointinis, ai nuk arriti të vaksinohej pasi u operua. Më pas, me 27 maj u infektua me Covid  ndërkohë që data e vaksinimit ishte me 2 qershor.

“Të gjithë duhet të vaksinohemi’, tha ai.

/abcnews.al