U kapën në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë”, arrestohen dy persona që transportonin mallra kontrabandë me vlerë 50 mijë euro

schedule12:53 - 31 Janar, 2024

schedule 12:53 - 31 Janar, 2024

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës për transportim mallrash pa faturë tatimore. Mësohet se të arrestuarit janë Istref Onuzi, 29 vjeç dhe Ajet Doçi, 37 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë” duke transportuar me furgonë mallra me vlerë 50 mijë euro pa faturë tatimore.

Mallrat dyshohet se ishin të kontrabanduara nga Kosova. Në furgonët që dy të arrestuarit drejtonin, policia gjeti dhe sekuestroi mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!