Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Drug party”.
ABC News mëson se katër të arrestuarit nga antidroga e Tiranës, Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni dhe Mario Çerra punonin si gazetarë në një portal lajmesh. Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike.
Kryesisht, aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë.
Çmimi i ekstazisë shitej rreth 10 mijë lekë me shumicë ndërsa 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë./abcnews.al