U kapën me kokainë, dy shqiptarët në Itali dënohen e lirohen brenda ditës

schedule15:14 - 9 Prill, 2022

schedule 15:14 - 9 Prill, 2022

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar dhe më pas janë lënë të lirë pasi u kapën duke trafikuar kokainë në Capua të Italisë.

Sipas raportimeve, ata u ndaluan të enjten nga policia pasi u gjetën 20 gram kokainë të ndarë në 40 doza dhe një shumë prej 225 eurosh. Pas arrestimit ata dolën direkt në gjyq kur gjyqtari i gjykatës së San Marino-s i dënoi me dy vite burg.

Megjithatë, dy të rinjtë shqiptarë, të mbrojtur nga avokati Giuseppe Foglia përfituan nga pezullimi i dënimit dhe gjykatësi urdhëroi lirimin e tyre. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!