TIRANË- Goditet një rast i trafikimit të drogave të forta në qytetin e Tiranës. Policia thotë se ka arrestuar dy persona, ndërsa ka sekuestruar mbi 1 kilogram kokainë me vlerë tregu rreth 270 000 euro.
Të arrestuarit në flagrancë janë Xhenjo Manushi dhe Klajdi Serjani, të cilët ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Autoritetet theksojnë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al