Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur me kokainë.
Sipas policisë mësohet se të ndaluarit janë shtetasit S. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit S. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe F. K., 31 vjeç, banues në Krujë, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al