U kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe kokainë, arrestohen dy persona në Elbasan

schedule10:25 - 6 Korrik, 2024

schedule 10:25 - 6 Korrik, 2024

Një 31 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi u kap me armë zjarri. I riu mbante në banesë 1 kallashnikov, 1 pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte.

Ndërsa një 44 vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli në automjetin dhe banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 armë të ftohta (thika) dhe një sasi lënde narkotike kokainë./abcnews.al