U kapën mat së bashku, partneri i ri i Eneda Tarifës i përfshirë dhe në politikë, partia me të cilën kandidoi

schedule10:24 - 7 Nëntor, 2022

schedule 10:24 - 7 Nëntor, 2022

Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendje ditët e fundit pasi përflitet se ka nisur një lidhje të re. Pasi i dha fund marrëdhënies me kompozitorin Erjon Zaloshnja pas afro dy dekadash, këngëtarja e mirënjohur duket se ka gjetur dashurinë në krahët e basketbollistit të njohur, Gent Lasku.

Dyshja janë parë duke u përqafuar në një lokal dhe duke pirë verë së bashku. Në një moment shihet se sportisti e puth edhe në ballë këngëtaren dhe dyshja duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrin. Megjithatë, për ata që nuk e dinë, përveçse një basketbollist, Genti është përfshirë dhe në politikë.

Në vitin 2021, ai kandidoi si deputet i Bindjes Demokratike të Astrit Patozit në zgjedhjet parlamentare. “Genti Lasku, një kampion race në ekipin e Tiranës. Ai ka një vizion të qartë politik dhe eksperiencën e duhur në administratën publike dhe në sipërmarrjen privat për të nisur një rrugëtim të ri.

genti lasku 1024x574

Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Shpëtimit të Jetës në Ujë, Genti mendon se sot ka ardhur dita të angazhohet fort në funksion të projektit tonë, që synon mbi të gjitha ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri. Të nderuar dhe krenarë që në këtë sfidë të bukur kemi në vijën e parë të sulmit një kampion si Genti”, kështu e prezantoi Patozi asokohe. /abcnews.al