Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara/ Tiranë, vlera 25 mijë euro. Pranga 48-vjeçarit, procedohet i biri

schedule12:15 - 29 Qershor, 2025

schedule 12:15 - 29 Qershor, 2025

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare,në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Label Hunt”.

Si rezultat i këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi S. Ç., 48 vjeç si dhe u procedua penalisht E. Ç., 20 vjeç, babë e bir, të dy banues në Elbasan.

Në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. Ç. dhe pasagjerë shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur mallra (veshje, çanta) me vlerë rreth 25 000 euro, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.



Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas do i shisnin këto mallra në subjektin në administrim të tyre në Elbasan.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!