Dy persona në Gjirokastër janë vënë në pranga pasi janë kapur duke transportuar emigrantë, kundrejt fitimit.
Me finalizimin e operacionit të koduar “Muzgu 5”, u arrestuan në flagrancë S. D., 34 vjeç, banues në Maminas, Durrës dhe S. B., 25 vjeç, banues në Kuçovë.
34-vjeçari dhe 25-vjeçari u kapën në afërsi të fshatit Vanistër, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, 6 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Volkswagen”, që u sekuestrua nga policia. s.b/abcnews.al/