U kapën duke transportuar 21 emigrantë, dy të arrestuar në Gjirokastër

schedule10:52 - 6 Shtator, 2021

schedule 10:52 - 6 Shtator, 2021

Dy persona janë vënë në pranga pasi u kapën në Gjirokastër duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Pas informacioneve të siguruara nga terreni, shërbimet e  Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër dhe shërbimet e FRONTEX-it, arrestuan S. G., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe E. B., 44 vjeç, banues në Tepelenë.

Dy të arrestuarit u kapën në aksin rrugor Pogon-Zagorie, duke transportuar me automjetet tip “Suzuki” dhe “Mitsubishi”(me karroceri),  21 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe dy aparat celular. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!