Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kapën duke shkëmbyer drogë, arrestohen 4 persona në Tropojë, në kërkim 3 të tjerë

schedule12:23 - 27 Qershor, 2020

schedule 12:23 - 27 Qershor, 2020

Katër persona janë vënë në prangat e policisë së Tropojës dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit me inicialet B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan; E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri; P. M., 52 vjeç, banues në Shoshan si dhe F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan, të katërt banues në Tropojë.

Policia bën me dije se ndalimi i tyre është bërë pasi ato janë kapur në flagrancë në momentin e këmbimit të 518 gr drogë.

Njoftimi i policise:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, finalizuan me sukses operacionin antikanabis të koduar “Porosia”.

Si rezultat i operacionit, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;
  2. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë;
  3. M., 52 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;
  4. M., 19 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;

Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për kultivim dhe shitje të kanabisit.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga Policia në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike.

Nga veprimet hetimore këta shtetas dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Shoshan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim.

Gjithashtu, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit punonjësit e Policisë, në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, zonë e pyllëzuar, gjetën disa fidanë narkotikë, në tentativë për t’i kultivuar.

Janë shpallur në kërkim 3 shtetas, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!