Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në tunelin e Murrizit/ 22-vjeçarit iu gjetën dy kallashnikovë në makinë

schedule09:14 - 27 Gusht, 2025

schedule 09:14 - 27 Gusht, 2025

Ardit Doçi është arrestuar nga policia pasi u kap në flagrancë duke transportuar 2 kallashnikov nga Burreli në Tiranë. Policia njofton se 22-vjeçari po i transportonte armët në Tiranë, për t’i shitur për llogari të grupeve kriminale.

Policia ka sekuestruar 2 armët e zjarrit, 4 krehra për to, automjeti dhe celulari i 22-vjeçarit.

“A. D., 22 vjeç, banues në Burrel.  Gjatë operacionit, në tunelin e Murrizit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtonte 22-vjeçari, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën të fshehura në bagazh, 2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra për to”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!