U kap me snajper në makinë, Gjykata lë në burg ish-efektivin e RENEA-s dhe mikun e tij

schedule11:29 - 28 Korrik, 2022

schedule 11:29 - 28 Korrik, 2022

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për ish-efektivin e RENEA-s, Remal Radën dhe Elton Hithin, të arrestuar dy ditë më parë pasi u kapën me spajper në mjetin e tyre luksoz dhe më pas u gjetën armë të tjera.

Organi i akuzës ka kërkuar mostra për të bërë analiza ADN, por kjo nuk është pranuar nga të dyshuarit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe mbajtje pa të drejtë të uniformave të policisë.

Remal Rada, 39 vjeç dhe Elton Hithi, 28 vjeç, u arrestuan më 26 korrik pasi u kapën duke lëvizur me automjet ku u gjet snajper.

39-vjeçari, Rada, ka shërbyer më herët në radhët e Policisë së Shtetit, në repartin RENEA.

Ai lëvizte me një automjet luksoz me targa të huaja (angleze). Efektivi kishte 2-3 muaj që ishte larguar nga radhët e policisë. U ndalua nga shërbimet e policisë rrugore fillimisht dhe iu gjet snajper. Dyshohet se do kryenin vrasje.

Ndërkaq, policia sqaroi se gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Remal Rada dhe pasagjer Elton Hithi, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën një armë zjarri pistoletë, dy palë dylbi dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!