Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

U kap me rreth 90 mijë euro të fshehura në trup dhe çantë, arrestohet 34 vjeçari në portin e Durrësit

schedule11:34 - 24 Tetor, 2024

schedule 11:34 - 24 Tetor, 2024

Një 34 vjeçar është arrestuar në portin e Durrësit pasi u kap me 88 mijë euro të padeklaruara që dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Sipas policisë, i riu i kishte fshehur paratë në trup dhe në çantë.

Nga kontrollet, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantë  88 000 euro (të ndara në 4 pako të mbështjella me natriban) që kanë burim të dyshimtë, ndërsa në kamion janë gjetur 18 shishe me verë që dyshohet se janë të kontrabanduara, sepse nuk ishin të shoqëruara me faturë blerjeje.

Ai akuzohet për veprat penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!