U kap me makinë të blinduar, babai i Ramazan Rrajës-kreut të Policisë Kriminale: Po e pate personale me mua…hajde!

schedule15:18 - 15 Nëntor, 2022

schedule 15:18 - 15 Nëntor, 2022

Policia ka ndaluar sot nipin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Ramazan Rraja ndërsa lëvizte me automjetin e tij. Policia e Tiranës po kryen kontrolle e verifikime për mjete të blinduara dhe gjatë operacionit janë disa drejtues mjetesh. Mes tyre ndodhet dhe Rraja. Aksioni policor është zhvilluar në Qafë-Kashar.

Së fundmi ka reaguar babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja i cili thekson se nuk mund të ndalohet djali i tij për të vetmin fakt se lëviz me makinë të blinduar.

Lexo edhe: Aksion policor në Qafë-Kashar, policia kontrolle në automjetin e blinduar të Ramazan Rrajës

“Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra”- u shpreh Xhelal Rraja.

Ndërkohë, Xhelal Rraja ka dhënë edhe një mesazh për Kreun e Policisë Kriminale duke thënë se nëse ka diçka personale me të ta sqarojnë në rrugë privat.

“Nëse kanë gjë personale me mua, të vazhdojmë personale. Kaq kam unë”

Kujtojmë se Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai më shumë se një vit më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT. Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët. Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai, duke thënë se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.

Ndaj Rrajës gjithashtu rëndon akuza e trafikimit të drogës, nga autoritetet belge, që kanë kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antwerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi. Ai gjithashtu u përfol për përfshirje në masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ai reagoi për mediat dhe mohoi përfshirjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!