U kap me kokainë dhe euro, e kaluara e vlonjatit që iu vendos tritol në derën e shtëpisë dhe pista

schedule19:31 - 12 Prill, 2021

schedule 19:31 - 12 Prill, 2021

Pasditen e sotme Artan Xhelilajt iu vendos eksploziv në derën e apartamentit në katin e pestë ku banon në Orikum. 54-vjeçari është në arrest shtëpie, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Ai u kap në korrik të vitit të kaluar në zonën e Llogarasë me disa doza kokainë, raporton gazetari i ABC, Elton Nikaj.

Në momentin e operacionit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e policisë i gjetën kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike, 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga aktiviteti kriminal.

Por gjykata e kishte lënë në arrest shtëpie. Në momentin e shpërthimit të eksplozivit, Xheliaj ishte brenda në banesë. Lënda plasëse duket se ka qenë një mesazh i qartë kundër Xhelilajt që të mos flasë, në të kundërt mund ta pësojë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët, por deri tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar. Shpresa e grupit hetimor është te dëshmia e objektivit dhe kamerat e sigurisë që mund të kenë kapur lëvizjet e autorëve./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!