Gjykata e kishte “kyçur” në shtëpi për trafik droge, vlonjatit shkojnë dhe i vendosin eksploziv

schedule18:46 - 12 Prill, 2021

schedule 18:46 - 12 Prill, 2021

Pasditen e sotme Artan Xhelilajt në Orikum iu vendos një sasi eksplozivi tek dera e apartamentit, nga shpërthimi i së cilës fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Hyrjes së apartamentit të Xhelilajt i është vendosur shiriti.

ABC mëson se në momentin e shpërthimit, Xheliaj ishte brenda në banesë.

Ai ishte në arrest shtëpie prej pak kohësh nga gjykata e Vlorës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike ndërsa procesi gjyqësor kundër tij vijon.

Lënda plasëse duket se ka qenë një mesazh i qartë kundër Xhelilajt që të mos flasë, në të kundërt mund ta pësojë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët, por deri tani nuk raportohet për asnjë të arrestuar.

Shpresa e grupit hetimor është te dëshmia e objektivit dhe kamerat e sigurisë që mund të kenë kapur lëvizjet e autorëve./ db/ Abcnews.al