Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 23 vjeçar i cili është kapur me lëndë narkotike.
Sipas uniformave blu arrestimi i të riut është bërë në rrugën Peshkëpi-Lubonjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte tip Mercedes Benz, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa.
Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh” shtetasin Xh. H., 23 vjeç, banues në Selenicë.
Ky shtetas u kap në rrugën Peshkëpi-Lubonjë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte tip Mercedes Benz, iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit canabis sativa.