U kap me armë pa leje, arrestohet 36-vjeçari në Kurbin

schedule11:47 - 3 Maj, 2025

schedule 11:47 - 3 Maj, 2025

Kurbin- Finalizohet operacioni policor i koduar “Information”.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore u godit një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Në pranga është vënë 36-vjeçari Ermal Llozhi që mbante armën dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Mamurras.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!