Lushnje- Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje. Mësohet se i riu posedonte armë dhe lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit iu sekuestruan 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.
“Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh”, sqarohet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/