Një 24-vjeçar në Durrës është arrestuar pasi u kap nga policia me lëndë narkotike në automjet. Po ashtu, është arrestuar edhe një 41-vjeçar që e informoi se në rrugë ndodhej policia.
Në bazë të informacioneve të marrë nga terreni se një i ri po lëvizte në drejtim të Durrësit me sende të paligjshme në mjet policia ndaloi në vendin e quajtur “Mbikalimi i Plepave”, mjetin tip “Porsche”, që drejtohej nga 24-vjeçari Endrit Bakiu, banues tek “Don Bosko” në Tiranë.
Gjatë kontrollit, në bagazhin e mjetit u gjetën 77 pako me lëndë narkotike të dyshuar marijuanë në formë çokollate, me peshë 30.640 kg, 3600 euro, 2 automjete dhe 6 aparate celularë.
I riu u arrestua ndërsa në momentin e kapjes së tij, policia ndoqi edhe ndaloi edhe një mjet tip “Audi”, që drejtohej nga Fatjon Cani nga Dibra, banues në Laprakë. 41-vjeçari u arrestua në flagrancë pasi rezultoi se e kishte informuar të riun për prezencën e policisë.
Nga hetimet ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike të kapur nuk është prodhuar në Shqipëri, por është trafikuar nga një vend tjetër. sb/abcnews.al/