Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Elidon Çelën.
Më 21 tetor policia kufitare e Durrësit gjeti 522 mijë euro të padeklaruara në tavanin e një autobusi që po vinte nga Bari, Itali.
Sakaq, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit të cilët u arrestuan 4 ditë më parë, janë lënë të lirë. Gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje.”
Ditën e djeshme Çela deklaroi se paratë janë kursime të familjes.
Lexo edhe: Mbi 520 mijë euro të padeklaruara, ABC zbardh dëshminë e Elidon Çelës: Janë kursime të familjes
“Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”
Shumë e eurove u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Elidon Çela ishte shoferi dhe pronari i autobusit.
Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani transporti akuzohet nga organet ligjzbatuese. Ajo është hetuar edhe herë të tjera për të njëjtën shkelje si dhe kontrabandë mallrash.
Kujtojmë që të shtunën, po në portin e Durrësit, u sekuestruan 25 mijë euro, dhe këtë të padeklaruara./Abcnews.al/