U kap me 3 kg kanabis në makinë, arrestohet 33 vjeçari në Sarandë

schedule10:11 - 6 Janar, 2024

schedule 10:11 - 6 Janar, 2024

Një 33 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”. I riu u kap teksa po transportonte një sasi prej rreth 3 kilogramësh kanabis me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej. Vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!