U kap duke vjedhur stallën e bagëtive, e pëson 22 vjeçari në Elbasan, çfarë u gjet në banesën e tij

schedule13:26 - 28 Mars, 2022

schedule 13:26 - 28 Mars, 2022

Një 22 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet për mbajtje pa leje dhe prodhim të municioneve luftarake.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi K.Gj. 22 vjeç i cili është kapur duke vjedhur në stallën e bagëtive, në pronësi të shtetases D. Gj.

Ndërkaq pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak.

“Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin K. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Mollas, Cërrik, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi është kapur në flagrancë, duke vjedhur në stallën e bagëtive, në pronësi të shtetases D. Gj. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi municioni luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!