Një i ri nga Kavaja është vënë në pranga në Korçë pasi është kapur duke tansportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Bëhet e ditur se në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, u arrestua K. H., 26 vjeç.
I riu u kap nga Policia Rrugore, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Alfa Romeo”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/