U kap duke shitur drogë, e pëson 21 vjeçari shqiptar në Itali

schedule14:56 - 25 Prill, 2024

schedule 14:56 - 25 Prill, 2024

Një 21-vjeçar shqiptar në Itali është dënuar me një vit e gjashtë muaj, me kusht, për trafik droge. Ai u arrestua të hënën nga policia e Riminit teksa i dërgonte drogë një klienti.

Gjatë gjykimit u zbulua se ekzistonte një sistem i shpërndarjes së drogës që funksionon përmes një qendre telefonike, ku klientët mund të porosisin drogën të cilat dërgohen me korrierë.

Korrieri shqiptar u arrestua teksa i dërgonte drogën një klienti që e kishte porositur me telefon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!