U kap duke ndihmuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 40-vjeçari në Gjirokastër

schedule08:33 - 14 Qershor, 2021

schedule 08:33 - 14 Qershor, 2021

Policia në Gjirokastër ka arrestuar një 40-vjeçar që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Në pranga nga policia kufitare  Kakavijë, në bashkëpunim me FRONTEX dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve u vu A. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë.

40-vjeçari u kap në vendin e quajtur “Ura e lumit” duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 200 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet dhe një aparat celular. s.b/abcnews.al/