U kap duke kultivuar kanabis, arrestohet 54-vjeçari në Lezhë

schedule08:44 - 22 Shtator, 2021

schedule 08:44 - 22 Shtator, 2021

Një 54-vjeçar në Lezhë është vënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet e ditur se në flagrancë është arrestuar shtetasi me iniciale Gj. K., banues në Kallmet. 54-vjeçari u kap nga policia duke kultivuar kanabis në afërsi të banesës.

Po ashtu, njoftohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar një 59-vjeçar nga Mirdita. Ky i fundit ka humbur drejtimin e mjetit tip “Benz” ndërsa udhëtonte në një rrugë dytësore në Mirditë. Automjeti ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere që po udhëtonte me të. 55-vjeçarja B. D., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. /abcnews.al/