U kanos nga “i forti” i Fierit/ Merret në mbrojtje gjyqtari Vladimir Cjapi dhe familja e tij

schedule15:21 - 20 Shkurt, 2025

schedule 15:21 - 20 Shkurt, 2025

Gjyqtari Vladimir Cjapi dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje, pasi u kanos nga Arben Isufi, i njohur si “i forti i Fierit”. Ngjarja ka ndodhur më 17 shkurt.

Mësohet se këtë të enjte, policia dhe RENEA kanë ushtruar kontrolle në disa ambiente dhe automjete në pronësi të Isufit.

Me qëllim hetimin e plotë të rastit, policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.

Vendimi i mbrojtjes nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!