“U injorua interesi i demokratëve”/ Lami: Struktura drejtuese e PD hyri në garë vetëm për të mbajtur partinë

schedule20:31 - 20 Maj, 2025

schedule 20:31 - 20 Maj, 2025

Analisti Roland Lami në emisionin “Real Story” në ABC News, u shpreh se struktura drejtuese e Partia Demokratike në zgjedhjet e  11 majit nuk ka hyrë për të mbajtur pushtet, por sipas tij për të mbajtur partinë.

Në analizën e tij, në “Real Story”, Lami tha se është treguar një dritëshkurtësi, dhe kreu i PD zgjodhi individë që i duhen atij dhe se u injorua interesi i demokratëve.

“PD , struktura drejtuese e saj ka hyrë në garë për të mbajtur partinë dhe jo për të mbajtur pushtet. Kjo është një mendësi që vjen nga kryetari i saj. Pra që në fillim është menduar që “kjo është një garë që nuk e fitojmë dot. Nisur nga kjo premisë, fillojnë dhe mendojnë se si mund të jetë strategjia për të mbajtur pozicionet brenda partisë. Një subjekt politik hyn në garë për të marrë pushtet. Por që në pikënisje, me këtë logjikë që nuk e mundim dot kundërshtarin, pikëtakohen. Zgjodhi individë që i duhen dhe kanë pikëtakime se si e shikojnë pushtetin duke injoruar interesin e demokratëve. Sot jemi një dy kampe. Kampi që përfaqësohet nëpërmjet dy pionerëve, njëri që futet në parlament dhe tjetri që nuk futet në parlament që kërkojnë një vizion tjetër përfaqësimi të demokratëve”, tha ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!