Koronavirusi ka zbarkuar në Angli dhe Callum Hudson-Odoi është një prej lojtarëve të prekur. 19-vjeçari i Chelsea rezultoi pozitiv me COVID-19, por, për fat të mirë, gjendja e tij po përmirësohet.
Sulmuesi ka qetësuar tifozët me anë të një video nga vendi ku po qëndron i izoluar dhe po kurohet. Hudson-Odoi ndodhet më mirë dhe shpreson që të rikthehet sa më shpejt të jetë e mundur në fushat e blerta.
“Përshëndetje, siç e keni marrë vesh, jam infektuar me koronavirus në dy ditët e fundit, por po e marr veten dhe po përmirësohem. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja. Kam ndjekur udhëzimet shëndetësore dhe kam qëndruar i izoluar gjatë gjithë javës. Shpresoj t’iu shoh sa më shpejt të gjithëve dhe shpresoj të kthehem sa më shpejt në fushë”, deklaron sulmuesi i Chelsea. /abcnews.al
Thank you for all your good wishes, as I said in the video I’m feeling good and hope to see you all soon!!??❤️ pic.twitter.com/hn5d0ikm60
— Callum Hudson-Odoi (@Calteck10) March 13, 2020