Një këngëtare çeke e cila ishte kundër vaksinimit ka ndërruar jetë, pasi u infektua qëllimisht me Covid për të marrë një leje shëndetësore për ta lejuar atë të vizitonte saunën dhe teatrin.
Hana Horka, vokalistja e grupit Asonance, vdiq të dielën pasi u kontraktua me variantin Delta në moshën 57-vjeçare.
Lajmin e trishtë e dha djali i saj Jan Rek për radion publike iRozhlas.cz.
“Ajo vendosi të vazhdojë të jetojë normalisht me ne dhe preferoi të kapte sëmundjen sesa të vaksinohej”, u shpreh i biri.
Dy ditë para vdekjes së saj, Horka shkoi në rrjetet sociale për të thënë: ‘Kam mbijetuar… Ishte intensive.
Kështu që tani do të ketë teatër, sauna, një koncert… dhe një udhëtim urgjent në det”./abcnews.al