U infektua në QSUT, punonjësja në Bashkinë e Lezhës pozitiv me COVID-19, izolohet drejtoria

schedule11:21 - 19 Qershor, 2020

schedule 11:21 - 19 Qershor, 2020

Një punonjëse e Shërbimit Social në Bashkinë e Lezhës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Burime për “ABC News” bëjnë më dije se punonjësja e Shërbimit Social është infektuar bashkë me babain në QSUT.

Lexo edhe: E FUNDIT/ 50 raste të reja me koronavirus, ku janë vatrat kryesore

Sakaq njoftohet se e gjithë drejtoria është izoluar ndërsa vijojnë të bëhen analizat për pjesën tjetër të administratës.

Në përditësimin e sotëm Instituti i Shërbimit Publik bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 50 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në këtë mënyrë në 1 838 numrin total të prekurve.

Levo edhe: Të shëruarit rekuperohen ngadalë, 682 të sëmurë aktivë: Si po përkeqësohet situata me Covid-19

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!