U infektua me Covid gjatë shtatzënisë, modelja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë

schedule15:23 - 25 Dhjetor, 2020

schedule 15:23 - 25 Dhjetor, 2020

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Greis Petroviç është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ajo përmes një postim në Instagram ku shihen duart e saj, bashkëshortit, të bijës dhe vogëlushit të sapoardhur në jetë.

“Dhurata jonë e Krishtlindjeve. Mirëseerdhe bebi Andrea. Krishtlindje të bardha e plot shëndet për të gjithë ju! Faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta!”, shkruan Greis.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Greiss Petroviç (@greisspetrovic)

Në një intervistë të dhënë në media muajin e kaluar, Greis rrëfeu se ishte infektuar me koronavirus në muajin e nëntë të shtatzënisë.

“Miqtë e mi dhe mikeshat e mia, që nuk i takoj prej muajsh, më thonin “Greis kështu siç po ruhesh ti, nuk ka Covid që të të zëri”. Unë jam diku te dita e 7-8. Po e kaloj mirë, me një temperaturë të përballueshme, jo të shpeshtë, falë Zotit. Po e kaloj mirë. Jemi të gjithë në shtëpi, na ka zënë që të gjithëve. Uroj të kalojë ky dreq covid para se të lind djalin”, u shpreh modelja. l.k/abcnews.al