“Batman’ ka rifilluar xhirimet pasi një aktori i mirënjohur Robert Pattinson rezultoi pozitiv me koronavirus. Filmi i drejtuar nga Matt Reeves është planifikuar të shfaqet në 2021, por xhirimet u ndalën në fillim të këtij muaji pasi Pattinson doli pozitiv.
Ndërkohë, Warner Bros konfirmoi në një deklaratë se puna ka rinisur sërish: “Pas një pauze për masat paraprake të karantinës për Covid-19, xhirimet tani kanë rifilluar në ‘The Batman’ në Mbretërinë e Bashkuar.”
Xhirimet më parë ishin ndaluar në Mars për shkak të pandemisë. Aktorët dhe ekuipazhi ishin kthyer së fundmi në xhirime pas bllokimit disa mujor, ndërkohë që ende shumë skena nuk janë xhiruar për të bërë të mundur publikimin e filmit në kohën e përcaktuar. xh.d/abcnews.al