Një tjetër aktor i shtuar listës së personazheve të njohur që kanë humbur jetën nga Covid-19.
Mësohet se bëhet fjalë për aktorin Raymundo Capetillo, i cili u bë i dashur për publikun shqiptar në telenovelën “Zemër e egër”.
Capetillo është ndarë nga jeta në moshën 76-vjecare si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.
Aktori u shtrua me urgjencë në spital pas problemeve me shëndetin dhe rezultoi pozitiv me Covid-19. Mbesa e tij tregoi në rrjete sociale se gjendja e aktorit ishte përkeqësuar derisa ai humbi jetën .
Raymundo Capetillo ka luajtur në shumë telenovela disa prej të cilave janë transmetuar edhe në vendin tonë si “Fati im je ti”, “Velloja e nuses”, “Pengesat e dashurisë”, “Pasioni”, etj./abcnews.al