U infektua me Covid-19, Bora Zemani po e vuan mungesën e këtij personi

schedule23:03 - 5 Shkurt, 2021

schedule 23:03 - 5 Shkurt, 2021

Moderatorja e njohur, Bora Zemani është infektuar me koronavirus. Tashmë ajo është karantinuar dhe po merr kujdesin e duhur mjekësor.

‘Po jetojme ne kohe te veshtire, kohe pandemie! Si nje “frikacake” jam ruajtur gjithe vitin duke respektuar te gjitha masat antiCovid por ja… nuk shpetova dot. Gjithsesi une kam nisur mjekimin dhe jam nen kujdesin e duhur. Shpresoj te shihemi sa me shpejt”, njoftoi ditën e djeshme moderatorja.

Ndërsa, sot Bora ka ndarë një foto me djalin e saj, duke shkruar se nuk e di si do t’i qëndrojë larg këto ditë. “Mirë gjithë të tjerat, po pa Arborin si do të rri unë?”, ka shkruar ajo./abcnews.al