U infektua me COVID-19, avokati i Donald Trump tregon gjendjen e tij shëndetësore

schedule09:46 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 09:46 - 7 Dhjetor, 2020

Avokati i presidentit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, Rudy Giuliani i cili doli pozitiv me COVID-19 një natë më parë ka deklaruar se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Me anë të një statusi në Twitter, Giuliani deklaroi se është duke u kujdesur ta kalojë këtë situatë ndërsa falenderoi të gjithë miqtë dhe ndjekësit për lutjet dhe urimet.

“Faleminderit të gjithë miqve dhe ndjekësve të mi për të gjitha lutjet dhe urimet. Unë jam duke u kujdesur shumë dhe po ndihem mirë”, shkruan ai.

Lajmin për infektimin e tij e dha të dielën në mbrëmje Donald Trump. Vetë Trump e kaloi COVID-19 në muajin Tetor ndërkohë që ndaj tij ka pasur kritika për shkelje të masave të sigurisë përgjatë periudhës së fushatës parazgjedhore./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!