U hoq sikur kishte kancer që të mos kryente marrëdhënie, Greville flet hapur ndaj Ryan Giggs

schedule12:40 - 12 Gusht, 2022

schedule 12:40 - 12 Gusht, 2022

Ryan Giggs është paditur nga ish-partnerja e tij Kate Greville për sulme fizike dhe psikologjike, por edhe për abuzime.

Ata ndodhen tashmë në gjyqin e tyre të katërt dhe në çdo seancë dalin deklarata të reja nga Kate Greville.

Gjyqi i fundit shokoi të pranishmit pasi Greville dha një deklaratë të fortë në lidhje me çfarë ishte detyruar të bënte vetëm për t’i shpëtuar Giggs-it.

Avokati mbrojtës argumentoi se Greville pretendoi se kishte kancer për të hequr pajisjen e saj intrauterine , por mohoi një komplot të fshehtë për të mbetur shtatzanë nga ish-futbollisti i Manchester United.

Ndërkohë, “The Sun” raportoi se Greville pretendoi se ishte me kancer vetëm që të mos kryente marrëdhënie seksuale me Giggs.

Ajo gjithashtu pretendoi se ai e kishte tradhtuar me të paktën 12 femra./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!