Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Tire Alldervishin, sanitaren që u hoq si infermiere e spitalit “Shefqet Ndroqi” për të marrë para nga familjarët e të sëmurës me Covid-19.
Sanitarja 58-vjeçare e spitalit Covid-2 është vënë në pranga ditën e djeshme, pas publikimit të disa pamjeve nga emisioni “Stop”, në të cilat duket se ajo ka marrë të paktën 8 milionë lekë të vjetra nga vajza e pacientes e cila më pas ndërroi jetë.
Për sanitaren, Prokuroria kërkoi më herët caktimit e masës së sigurisë ” “arrest në burg.”
Lexo edhe: Skandali tek COVID-2, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për sanitaren Tire Alldervishaj
Nëna e vajzës që ka bërë kallëzim në Prokurori ishte shtruar tek COVID-2 më 28 nëntor të vitit që shkoi dhe ka ndërruar jetë po në këtë spital në datën 25 dhjetor.
Ndërsa, prokuroria do të hetojë për të qartësuar nëse bëhet fjalë për një rast sporadik, apo kemi të bëjmë me një skemë përfitimi nga personi mjekësor apo ndihmës në kurriz të të sëmurëve me Covid-19. /abcnews.al/