U hodh për të mbrojtur vajzën, Enkelejda u qëllua me levë në kokë dhe thika nga kunati

schedule09:26 - 10 Janar, 2020

schedule 09:26 - 10 Janar, 2020

Enkeleda Çapoku u vra gjatë orëve të para të ditës së sotme nga kunati i saj në dhomën ku flinte me vajzën dhe nënën. Ai ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte Enkeleda duke patur një levë dhe një thikë me vete.

Pasi ka hyrë me dhunë në shtëpi, Eredet Çapoku ka thyer edhe derën e dhomës ku flinin Enkeleda, nëna dhe vajza e Enkeldës.

Pasi ka ndjerë zhurmën, nëna është ngritur për të penguar futjen e Eredetit në dhomën, por në moment ai ka qëlluar me levë në shpatull gruan duke vijuar më pas me sulmin ndaj Enkeledës, raporton abcnews.al.

Kjo e fundit ka patur edhe vajzën në krevat duke ndërhyrë për të mbrojtur të bijën nga sulmi.

Në këtë moment, Eredet Çapoku ka qëlluar fillimisht me levë në kokë Enkeledën si edhe e ka çarë me thikë në fytyrë.

Siç raporton gazetari Andi Qosja, Eredet Çapoku e përndiqte kunatën e tij pasi vëllai ndodhej në burg.

Ai i bënte foto asaj në vende publike, si kafe apo rrugë dhe ia dërgonte të vëllait në burg.

Bashkëshorti i Enkelejda Çapokut ndodhet në burg i dënuar me 10 vite për trafik të lëndëve narkotike.

Atij i ka mbaruar pjesa më e madhe e dënimit dhe pritet të dalë brenda dy vitesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!