Ish-nënkomisarit të policisë së Fierit, Festim Lelajt të cilit iu pre masa e arrestit në kuadër të operacionit “Shpirti”, i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” në ambientet e spitalit të Traumës.
Lelaj u hodh nga kati i dytë i banesës, sapo pa efektivët e policisë. Për pasojë, ai ka pësuar fraktura në këmbë, por pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është dërguar drejt Tiranës.
Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.
Për 14 prej tyre, GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”. Ndërkohë prokurori Maskim Sota, drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Zylyftari janë lënë në arrest shtëpie.
Prokurori Maksim Sota, ka hedhur poshtë pretendimet e gjykatës se i kanë paguar qiranë në Vlorë, duke deklaruar se ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të tij.
ABC ka zbardhur pretendimet e prokurorit, ku ai thekson se që prej vitit 2010 la qëndruar në një apartament të blerë nga vëllai i tij Ilir Sota, i përdorur edhe nga familjarët e tij në periudhën e verës. m.v/abcnews.al