TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka pushuar dosjen në ngarkim të Selim Çekajt, i dyshuar për trafik kokaine.
Selim Çekaj ështe babai i Arber Çekajt, ndërsa në vitin 2021 ai u dyshua për trafikimin e 49 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendit tonë.
Çështja fillimisht u hetua nga Prokuroria e Durrësit dhe më pas kaloi për kompetencë në SPAK.
Por kjo e fundit nuk gjeti prova qe te implikonin Çekajt dhe kompaninë e tij në e trafikut të drogës.
Selim Çekaj është babi i Arbër Çekajt qe është dënuar me 14 vite burg për trafikimin e 613 kilogramë kokainë./abcnews.al