Rreth 60 nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në Fier kanë përfunduar në spital gjatë ditës së sotme pas vështirësive të menjëhershme me frymëmarrjen që ndjenë në ambientet e shkollës.
Në një komunikim Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjendja e nxënësve është përmirësuar. Njoftohet se ka lënë spitalin edhe nxënësit që po mbaheshin në trajtim.
“Pak minuta më parë ka lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.
Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.
Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku. Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Gazetarja Valbona Davidhi tha për abcnews.al se mjekët nuk kanë deklaruar në mënyrë të qartë se çfarë e shkaktoi situatën. “Mjekët nuk mund të përcaktojnë së kush është shkaktari i këtyre simptomave. Është folur jozyrtarisht se mund të jetë shkaktuar nga spraj piperi”, raportoi gazetarja.
/abcnews.al