Pas helmimit në raundin e parë të negociatave Rusi-Ukrainë, oligarku rus, Roman Abramovich është parë sot në bisedimet e paqes që po zhvillohen në Stamboll. Miliarderi, i cili është një nga oligarkët rusë të sanksionuar nga Perëndimi për pushtimin e Ukrainës nga Moska, u pa me delegatët në Stamboll këtë mëngjes.
Ditën e djeshme zëdhënësi i Abramovich konfirmoi se oligarku rus dyshohet të jetë helmuar në fillim të këtij muaji pas takimit për të diskutuar bisedimet e paqes me negociatorët ukrainas.
Lexo edhe: Bisedimet me rusët, tentohet të helmohet Abramovich dhe negociatorët ukrainas
Agjencia ruse e lajmeve RIA ka shpërndarë një foto të Roman Abramovich.
Ai ka pasur dhimbje në sy dhe ka qenë i zbehtë në fytyrë, por sipas një burimi të afërt me Abramovich për BBC-në, ai tani ishte shëruar dhe ishte i fokusuar te negociatat për t’i dhënë fund luftës.
/abcnews.al